Spanja e ka nisur furishëm derbin e grupit B kundër Italisë, ndeshje që do të përcaktojë se kush do të marrë pozitën e parë në këtë grup, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Williams Jr dhe Alvaro Morata kishin raste të mira shënimi në 25 minutat e parë të takimit dhe Italia assesi nuk po mund të marrë frymë nga dominimi total i “Stuhisë së Kuqe”.
Kur po zhvillohej minuta e 25 ishte mesfushori Fabian, i cili lansoi një goditje të fuqishme nga distanca, të cilën e priti portieri Gigi Donarumma.
Dominim i Spanjës në derbin kundër Italisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.