Boksieri shqiptar Florian Marku ka reaguar për herë të parë pas humbjes ndaj boksierit britanik Chris Kongo, mbrëmjen e djeshme në Britani të madhe.

Pas 13 ndeshjesh fitore në boksin profesionist, Marku shkruan se e kishte harruar ndjesinë e humbjes pasi kishte shumë kohë pa e provuar. Duke falenderuar shqiptarët e pranishëm në stadium ku u mbajt ndeshja, Marku u shpreh se do të rikthehet më i fortë se kurrë.

“Faleminderit Zotit per gjithcka si në fitore por edhe në humbje. Kam shumë vite pa perjetuar dicka të tillë në karrierën time. E kisha harruar këtë ndjenje, por dje nuk ishte nata ime, keshtu ishte e shkruajtur. Justifikimet sme pelqejne! Dua tju falenderoj nga zemra te gjithe ata qe ishin dje ne stadium dhe te gjithe ju qe me keni ndjekur nga ekrani! Do rikthehem me i forte se kurrë”, ka shkruar Marku.

Mbrëmë (31 mars), boksieri shqiptar humbi për herë të parë në karrierën e tij si profesionist në kategorinë e peshave të lehta. Britaniku Chris Kongo, mori fitoren pas 10 raundesh.

“Do të rikthehem më i fortë se kurrë”, Florian Marku reagon pas humbjes / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version