Drejtuesit e futbollit sauditas e kanë vendosur Vinicius Junior në krye të listës së prioriteteve dhe do të vazhdojnë të tentojnë ta blejnë atë çdo sezon.

Që në gushtin e kaluar, Arabia Saudite kishte bërë një ofertë multimilionëshe për lojtarin e Real Madridit, duke i propozuar një kontratë një miliard euro për pesë vjet (200 milionë në vit), përveç përfitimeve të tjera, përfshirë rolin e ambasadorit të vendit aziatik për Kupën e Botës 2034.

Megjithatë, sulmuesi brazilian zgjodhi të shtynte përkohësisht këtë ofertë, ndërsa klubi madrilen refuzoi çdo mundësi transferimi, duke iu referuar klauzolës së dëmshpërblimit të vendosur në një miliard euro.

“Nuk ka nxitim. Do ta trajtojmë këtë operacion me durim, siç ndodhi me Mbappé-në te Real Madridi,” kanë deklaruar burime saudite për përfaqësuesit e Vinicius Junior, sipas gazetës ‘AS’.

Aktualisht, oferta saudite mbetet në pritje, nuk ka pasur kontakte të tjera pas përpjekjeve të verës së kaluar, të cilat ishin shumë konkrete.

Sipas po të njëjtit burim, qëllimi i Arabisë Saudite është që të rinisë negociatat nga qershori, me objektivin për të paraqitur një ofertë të re që do të ishte rreth 300 milionë euro për të blerë Vinicius Junior.

“Do ta marrim me çdo çmim,” thonë me vendosmëri nga Arabia Saudite për agjentët e sulmuesit të Real Madridit.

Interesi i fuqishëm i sauditëve ndaj Vinicius Jr. është rritur madje krahasuar me verën e kaluar, aq sa ata janë gati ta thyejnë rekordin e vendosur nga transferimi i Neymar te PSG në vitin 2017 (222 milionë euro), për t’u siguruar për një nga lojtarët më të mirë të botës.

“Do ta marrim me çdo çmim”, Arabia Saudite gati të thyejë rekordin e Neymarit me Vinicius / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version