AF Elbasani u përball ndaj Lushnjës, në ndeshjen që mbylli javën e 27-të të Kategorisë së Parë.
Por, në pjesën e parë, takimi i mbajtur në “Elbasan Arena” u ndërpre përkohësisht, për t’i ardhur në ndihmë lojtarëve që kishin agjëruar.
Pasi futbollistët bënë iftar, ndeshja vijoi normalisht. Kujtojmë se në disa kampionate në Europë ndalet mbajtja e ramazanit.
Dje u ndërpre ndeshja Elbasani-Lushnja për pak çaste, lojtarët bënë iftar / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.