Anglia aktualisht po fiton 1-0 ndaj Serbisë me golin e Jude Bellingham. Por para se të fillonte loja ndodhi një rrahje e madhe, mes tifozëve britanikë e serbë, e disa mediume raportuan se sherri nisi nga shqiptarët.

Huliganët serbë u panë duke i ndjekur tifozët anglezë, ku njërin e zunë në rrugë dhe e rrahën keq, duke i shkaktuar lëndime të mëdha në kokë, me një foto që u publikua – ku ky i fundit shihej shumë i gjakosur.

Në këtë grup të huliganëve i përfshirë ishte edhe vetë djali i presidentit serb Aleksander Vuçic, Danilo, i cili po tentonte që të hynte në këtë përleshje për t’u rrahur me tifozët britanikë.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet më së miri si dy anëtarë të “Kobra” po bënin çmos për ta ndaluar Danilon nga kjo përleshje, ani pse ky i fundit ende po i ndiqte huliganët e tjerë serbë.

Djali i presidentit serb ndër huliganët që sulmuan tifozët anglezë? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version