Bronny James, i biri i legjendës së NBA-së, LeBron, ka njoftuar se do të marrë pjesë në draftin për vitin 2024, raporton BBC.

Ky vendim i tij është konfirmuar vetëm një vit pasi 19-vjeçari pësoi sulm në zemër gjatë stërvitjeve në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

Ai u operua dhe debutoi për USC-në në muajin dhjetor.

Babai i tij dhe koshashënuesi më i mirë në histori të NBA-së, nuk e ka fshehur ëndrrën e tij që të luajë bashkë me të birin.

“Më duhet të jem në parket me të birin, më duhet të jem në parket me Bronnyn”, kishte thënë 39-vjeçari James për ESP-në.

Ndërkaq Bronny ka komentuar vendimi ne tij. “Kam pasur një vit me ulje dhe ngritje, por kjo më ka rritur si burrë, student dhe atlet”.

LeBron James në muajin mars u bë lojtari i parë në NBA që realizon 40 mijë pikë.

Drafti i NBA-së do të mbahet më 26 dhe 27 qershor.

Djali i Jamesit në draftin e NBA-së / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version