Jon Kuka ka shkëlqyer në Kupën Evropiane për shpresa U15.

Djali i trajnerit Driton Kuka fitoi medaljen e parë në gara zyrtare në turneun që u zhvillua në Sarajevë.

Kuka u shpreh i lumtur me këtë paraqitje dhe vlerësoi edhe trajnerët Majlinda Kelmendi dhe Fatos Tabaku.

Postimi i plotë i Driton Kukës, pa ndërhyrje:

Për miqtë e vërtetë …

Një lajm i mirë për Kosoven nga Sarajeva!

Jon Kuka 46 kg

Medalja e parë në gara zyrtare!

Kupa Evropiane për Shpresa U15

Ndjenjë e mirë e veçantë qě Majlinda e Fatosi si ish garues të mi sot po fillojnë të më kthejnë borxhin me medalje me nxënësin e tyre ,djalin tim Jonin!

Djali i Driton Kukës nis sukseset në xhudo, e fiton medaljen e parë në gara zyrtare / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version