Sulmuesi Romelu Lukaku nuk ka qenë në formën e tij më të mirë në ndeshjen e parë të Belgjikës në Evropianin 2024, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Pas humbjes nga Sllovakia janë publikuar statistikat e sulmuesit 30-vjeçar.
Atij iu mohuan golat për pozicion jashtë loje dhe për prekje të topit me dorë.
Ndërkaq, në pjesën e parë ka humbur tri raste kur ishte i vetëm para portës.
Sllovakia mposhti belgët me rezultat 1 me 0.
Sllovakët tani janë në pozitën e dytë pas Rumanisë që të hënën mposhti Ukrainën me rezultat 3 me 0.
Ditë e vështirë për Lukakun / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.