Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot si mysafire ndaj Gjeorgjisë në kuadër të rrethit të katërt të Ligës së Kombeve.

Ndeshja fillon nga ora 18:00 në stadiumin ‘Mikheil Meskhi’ në Tbilisi dhe kuqezinjëve i duhet fitorja pas dy humbjeve radhazi, për të mbajtur ‘gjallë’ shpresat për kualifikim nga grupi si lider.

Shqipëria aktualisht ka tri pikë dhe renditet në pozitën e tretë në tabelë, kurse lider i grupit është pikërisht Gjeorgjia me 6 pikë, aq sa ka edhe Çekia në vendin e dytë.

Në muajin nëntor, kombëtaren shqiptare e presin dy sfida jashtëzakonisht të vështira, ajo me Çekinë dhe Ukrainën. /Reporteri.net/.

Dita e ndeshjes: Shqipëria sot kërkon fitore kundër Gjeorgjisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version