Sot (e martë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje mjaft interesante në fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Faza e ndeshjeve me eliminim direkt vazhdon edhe në këtë mesjavë me nga dy ndeshje të martave dhe mërkurave.

Megjithatë, vëmendja pritet të jetë në Milano, ku Interi e pret Atletico Madridin në stadiumin ‘Giuseppe Meazza’.

Në ndeshjen tjetër, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Philips Stadion”, PSV Eindhoven është nikoqir i Borussia Dortmundit.

Ndërkaq nesër zhvillohen dy ndeshje tjera: Porto-Arsenal dhe Napoli-Barcelona.

Dita e Ligës së Kampionëve, dy përballje të “zjarrta” sot / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version