Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është shpallur sot kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë, në Kampionatit Evropian të xhudos, të mbajtur në Zagreb të Kroacisë.
Krasniqi në finale mposhti xhudisten italiane, Odette Giuffrida me waza-ari.
Krasniqi pati performancë fantastike, duke i fituar një nga një përballjet e saja.
Xhudistja pejane në gjysmëfinale e mposhti spanjollen Ariane Toro Soler për ta siguruar së paku medaljen e argjendtë, por që do ta kërkojë edhe të artën në finale gjithsesi.
Paraprakisht, xhudistja pejane e eliminoi kroaten Ana Viktorija në çerekfinale për t’u plasuar në mesin e katër më të mirave evropiane në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.