
Distria Krasniqi ka arritur në finale në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ në xhudo në kategorinë deri në -52 kilogramë, ku do të luftojë për medaljen e artë, shkruan Reporteri.net.
Distria në gjysmëfinale e mundi xhudisten italiane Odette Giuffrida.
Xhudistja nga Kosova deri tani ka marrë tri fitore të jashtëzakonshme në tre meçe.
Ajo në luftën e parë e mundi me ippon ndaj xhudisten nga Indonezia, Maryam March Maharani për vetëm 39 sekonda.
Në çerekfinale Krasniqi fitoi sërish me ippon ndaj xhudistes nga Izraeli, Gafen Primo, brenda një minute.
Gjysmëfinalja tjetër është mes Diyora Keldiyorova dhe Amandine Buchard. /Reporteri.net/.
Distria Krasniqi kalon në finale, i siguron medalje olimpike Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.