Shqipëria ka pësuar humbje  në debutimin në “Euro2024”. Ata u mposhtën nga Italia me rezultat 2-1.

Megjithatë, edhe pse me humbje, kombëtarja shqiptare la gjurmë qysh në start. Nedim Bajrami arriti të shënojë golin më të shpejt në histori të Kampionatit Evropian, duke bombarduan portën italiane në 23 sekonda lojë të zhvilluar.

Dueli nisi mirë për kuqezinjtë,  megjithatë, Italia shpejt mori veten dhe përmbysi gjithçka.

Fillimisht Bastoni barazoi rezultatin në minutën e 11-të me një gol me kokë.

E pesë minuta më pas, Barella me gol nga distanca përmbysi rezultatin dhe kaloi “azzurri” në epërsi.

Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë me pak raste shënimi.

Për Shqipërinë, Rey Manaj pati mundësinë më të mirë, por Donnarumma ia mohoi golin.

Rreth 50 mijë tifozë shqiptarë ishin të pranishëm në stadium, megjithatë Shqipëria dështoi të arrinte të paktën një barazim që do të ishte i mirëseardhur.

Kësisoj, Italia i bashkohet Spanjës me tri pikë, kurse Shqipëria dhe Kroacia nuk kanë asnjë.

Disfatë në Dortmund, Shqipëria mposhtet nga Italia / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version