
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Amsterdam Pesë persona janë sulmuar me thikë duke mbetur të plagosur.
Policia vendore konfirmon se ka arrestuar autorin e sulmit, ndërsa nuk dihen ende motivet e sulmit.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë autoambulancat, të cilat marrin të plagosurit për t’i transportuar në spital.
Goditja me thikë raportohet të ketë ndodhur pak para orës 15:30 me orën lokale. Media vendase De Telegraaf raporton se të paktën katërmbëdhjetë makina policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Disa persona të lënduar nga sulmi me thikë në Amsterdam / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.