Mesfushori i Real Madridit, Brahim Diaz thotë se skuadra e tij meritoi më shumë së një barazimi 1-1 me Atletico Madridin.
“Los Blancos” dhe Atletico Madrid ndanë pikët në derbin madrilen, ndeshje kjo e luajtur mbrëmë në kuadër të La Ligës.
Diaz, i cili shënoi golin e epërsisë për Realin, mendon se skuadra e tij ishte ekip më i mirë se të besuarit e Diego Simeones.
“Ishte pak sa vështirë për të pranuar rezultatin, sepse ata barazuan në minutën e fundit. Ne luajtëm shumë mirë dhe mendoj se dominuam gjatë gjithë lojës. Ju mund ta vlerësoni punën e madhe që bëmë”, tha ai.
“Ne e merituam të fitonim. Ky është futbolli dhe ky barazim na bën edhe më të fortë sepse e dimë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Duhet të vazhdojmë kështu sepse po luajmë në një nivel shumë të mirë”, ka theksuar Diaz.
Diaz pas barazimit me Atleticon: Ne e merituam të fitonim / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.