Mbrëmë ishte është nata e Merih Demiral.

Futbollisti turk shijoi triumfin ndaj Austrisë, në ndeshjen 1/16 të EURO 2024.

Turqia fitoi Austrinë, dhe kaloi në çerekfinale të Euro 2024, po pas dy golave të Merih Demiral.

Ndeshja ka emocionuar edhe bashkëshorten e tij, modelen shqiptare, Heidi Lushtaku e cila disa momente i ka ndarë edhe në rrjete sociale.

Ajo ka festuar me plot emocion golat e Demiralit, bashkë me djalin e madh.

Mbrojtësi turk, Mehdi Demiral, i martuar me bukuroshen shqiptare, Heidi Lushtaku, ishte heroi i Turiqsë në përballjen e mbrëmshme ndaj Austrisë, në triumfin 2-1 që skuadra turke arriti.

26-vjeçari realizoi dy gola me kokë.

Të dyja pas dy harkimeve nga këndi, teksa në fund të sfidës u nderua nga UEFA edhe me trofeun e lojtarit më të mirë të ndeshjes.

“Dhëndri i Kosovës” ia siguroi Turqisë kualifikimin në çerekfinale, modelja Heidi Lushtaku feston nën emocione / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version