Franca mbrëmë eleminoi pas penaltive Portugalinë dhe arriti në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Për suksesin e arritur ka folur trajneri Didier Deschamps i cili u shpreh shumë i lumtur për suksesin, por theksoi gjithashtu se eliminuan një kundërshtar shumë të vështirë.
Ai thotë se përfaqësuesja që drejton ende nuk e ka treguar potencialin e plotë.
“Jemi në gjysmëfinale, duhet të argëtohemi, të luajmë lojën tonë sepse ende nuk e kemi treguar potencialin që disponojmë. Kur shoh tifozët që janë të lumtur me skuadrën është një burim krenarie për lojtarët e mi edhe për mua. Ne nuk dorëzohemi”, tha Deschamps.
Ai tregoi edhe pse e zëvendësoi Kylian Mbappe.
“Zëvendësimi i Mbappe? Kylian është gjithmonë i sinqertë me mua dhe me grupin. Në momentin që ai e kuptoi se nuk ishte në gjendje të jepte maksimumin ne bëmë atë lëvizje. Ai ka pasur shumë problem si dhimbjet e shpinës, goditja në hundë, ai nuk është në maksimumin e tij, kjo është e gjitha” ka deklaruar Deschamps.
Kujtojmë se Franca në gjysmëfinale luan kundër Spanjës. /Reporteri.net/.
Deschamps: Mbappe ishte i lodhur, prandaj e zëvendësova / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.