Derbi i madh anglez Manchester United-Liverpool ka përfunduar me rezultat 2-2.

Në këtë ndeshje të zjarrtë u shënuan katër gola.

Liverpooli kaloi i pari në epërsi me golin e Luis Diaz.

 

Më pas United shënoi dy gola për të krijuar epërsinë.

Rezultatin në z-z e barazoi Fernandez me një gol nga gjysma e fushës pas një gabimi të mbrojtjes mysafire.

 

Talenti i Unitedit, Mainoo shënoi një supergol nga distanca për 2-1.

Nga humbja Liverpoolin e shpëtoi Salah pasi shënoi nga penaltia në minutën e 83-të.

Pas javës së 32-të, Liverpooli ka rënë në vendin e dytë me 71 pikë, aq sa ka edhe Arsenali, ndërsa Manchester United është në të gjashtin me 49 sosh. /Reporteri.net/.

 

Derbi United-Liverpool, përfundon pa fitues / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version