Atletico Madrid dhe Real Madrid kanë luajtur baras 1-1 në derbin e kryeqytetit spanjoll në një ndeshje ku zgjati më shumë se 2 orë e 20 minuta.
Pjesa e parë përfundoi 0-0.
Në minutën e 64-të e ndeshjes Reali krijoi epërsinë përmes mbrojtësit Eder Militaon, i cili me një goditje të fuqishme realizoi për t’i dhënë epërsinë Los Blancos në 0-1.
Në minutat shtesë (90+6), Angel Correa kaloi edhe portierin Courtois dhe barazoi shifrat në 1-1.
Reali gjendet në pozitën e dytë me 18 pikë, kurse Atletico i treti me 16 pikë. /Reporteri.net/.
Derbi mes Realit dhe Atleticos përfundon pa fitues / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.