
Deputetët e Kosovës kanë mposhtur thellë kolegët e tyre nga Shqipëria me rezultat 5-0, shkruan Reporteri.net.
Golat për deputetët nga Kosova i shënuan: Dimal Basha, Mefail Bajqinovci, Mergim Lushtku, Driton Selmanaj.
Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit.
Deputetët e Kosovës mposhtin 5 me 0 deputetët e Shqipërisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.