Mbrojtësi i Turqisë Merih Demiral është duke luajtur një prej ndeshjeve të tij më të mira në karrierë.
27-vjeçari ka realizuar edhe golin e dytë në ndeshjen e kombëtares së tij kundër Austrisë në Evropian.
Po zhvillohej minuta e 60-të kur Demiral bëri një shkëputje të mirë duke realizuar me kokë pas ekzekutimit të kornerit.
Ndërkaq, golin e parë e realizoi pas vetëm 57 sekondave.
Goli i mbrojtësit turk Merih Demiral është i dyti më i shpejtë në histori të Evropianëve.
Rekordin për golin më të shpejtë e theu mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami, i cili realizoi ndaj Italisë pas vetëm 23 sekondave.
Gjatë pjesës së parë, Kokcu dhe Yuksek u ndëshkuan me kartonë të verdhë. Të dy mesfushorët kyç mund të mungojnë në rast se Turqia kalon në çerekfinale.
Demiral heroi i Turqisë, realizon edhe golin e dytë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.