Lumbardh Dellova është edhe zyrtarisht lojtari më i ri i CSKA Sofia në Bullgari.

Tri herë fitues i Superligës së Kosovës me Ballkanin, Dellova ka arritur të bëhet pjesë e ekipit të madh bullgar, ku do të përfaqësojë një nga klubiet më të njohura të futbollit në vend.

Me aftësi të shquara teknike dhe defanzive, ai është gati të sfidojë kampionatin bullgar dhe të japë kontributin e tij për suksesin e CSKA Sofisë.

Kjo mundësi për të luajtur në një nivel të lartë europian do të jetë një sfidë e madhe për Dellovën, por edhe një mundësi e shkëlqyer për të treguar aftësitë e tij dhe për të arritur gjithnjë e më lart në botën e futbollit.

Dellova ishte pjesë e Ballkanit që nga janari i vitit 2022 deri më tani.

Në Kosovë, mbrojtësi ka qenë pjesë edhe e Prishtinës dhe Lirisë, derisa një periudhë të shkurtër e ka pasur edhe tek Hajduku i Splitit në Kroaci.

25-vjeçari nga Krusha e Madhe është po ashtu përfaqësues i kombëtares së Kosovës, për të cilën është paraqitur në 8 ndeshje.

Dellova zyrtarizohet te klubi bullgar / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version