Afati kalimtar veror pritet të jetë shumë interesant, sidomos te Barcelona që pritet të ketë largime.
Dy lojtarët që janë përfolur për një largim nga Katalunia, janë qendërmbrojtësi Ronald Araujo dhe mesfushori holandez Frenkie de Jong.
Skuadrat më të mëdha evropiane janë vënë pas dy yjeve të Barcelonës, por drejtori sportiv i katalunasve Deco ka thënë se ata duan t’i mbajnë më të mirët dhe nuk do ta lejojnë largimin e tyre.
“Asgjë nuk do të ndodhë me Araujon dhe De Jong. Ata kanë një kontratë dhe ne duam të mbajmë më të mirët dhe ata janë më të mirët”.
“De Jong dhe Araujo janë futbollistë të sotëm dhe të ardhshëm. Janë lojtarë që kanë fituar të drejtën për të qenë në Barça dhe që kanë fituar respektin e tifozëve dhe klubit. Ne duam të vazhdojmë të llogarisim tek ata”.
“ADN-ja e Barçës ka qenë gjithmonë të ketë futbollistë të nivelit më të lartë. Stili është përpjekur gjithmonë të ruhet. Është diçka që nuk mund të kontestohet”, tha Deco.
Araujo është lidhur me një kalim të mundshëm te Bayern Munich, derisa për De Jong interesim kanë shfaqur skuadrat angleze si Manchester United, Man City, Chelsea dhe Liverpool.
Deco thotë se Barcelona dëshiron t’i mbajë dy yjet e skuadrës: Ne duam t’i ndalim më të mirët / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.