Liverpool dhe Manchester City kanë luajtur 1:1 në ‘Anfield’ në kuadër të xhiros së 28-të të Premierligës.

Në minutën e 69-të trajneri Pep Guardiola e zëvendësoi mesfushorin Kevin De Bruyne, çka e nervozoi jo pak këtë të fundit.

Për këtë ka folur Guardiola i cili ka thënë se i pëlqen që u nervozua lojtari i tij.

“Më pëlqen reagimi i tij. Tani ai është i lumtur, por më pëlqen që u nervozua. Kjo është mirë. Në ndeshjen e ardhshme ai ka një shans të më tregojë se sa gabim e kam pasur”, tha Guardiola.

De Bruyne u nervozua keq me Guardiolan pasi e zëvendësoi, reagon trajneri: Kjo është shenjë e mirë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version