Kevin De Bruyne do të preferonte kalimin në ligën amerikane para asaj të Arabisë Saudite, në rast se vendosë të largohet nga Manchester City në të ardhmen e afërt.
32-vjeçari është pjesë kyç e formacionit të Pep Guardiolas dhe te City është tash e tetë vjet e gjysmë.
Mesfushori belg pritet të shqyrtojë të ardhmen e tij pasi kontrata aktuale skadon në verën e vitit 2025.
Emri i tij është përmendur nga shumë klube saudite.
Gazeta britanike “The Athletic” raporton se De Bruyne ka marrë një ofertë prej 70 milionë eurove për kalim në ligën saudite, por kishte preferuar qëndrimin në Angli.
Mirëpo familja e belgut nuk dëshiron jetën në Arabi dhe mesfushori ka shqyrtuar mundësitë që të përfundojë karrierën në Amerikë – vend që i përshtatet edhe familjes së tij.
De Bruyne preferon SHBA-në para Arabisë Saudite / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.