Sonte zhvillohet ndeshja tjetër gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Pas barazimit dhe spektaklit në ndeshjen e djeshme mes Bayern Munich dhe Real Madrid, sonte na pret një tjetër ndeshje fantastike, shkruan GazetaBlic Sport.

Borussia Dortmund dhe PSG do të përballen në ‘Signal Iduna Park’, me atmosferën që pritet të jetë e jashtëzakonshme. Skuadra franceze ka në një dozë të ‘lehtë’ të epitetit të favoritit, por që gjermanët tradicionalisht kanë dëshmuar forcën e tyre në Ligën e Kampionëve.

Një tifoz i skuadrës gjermane e ka kaluar mbrëmë natën tek porta e stadiumit, duke pritur me padurim ndeshjen e sotme.

VIDEO:

Dashuria për klubin e zemrës, tifozi i Borussia Dortmund e kaloi natën tek dera e stadiumit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version