Futbollisti brazilian Dani Alves është liruar nga burgu të hënën pasi ka paguar 1 milion dollar dorëzani, raporton Daily Mail.

Futbollisti gjithashtu besohet se u është bindur urdhrave të tre gjyqtarëve, të cilët kanë thënë se ai mund të largohet nga burgu nëse dorëzon pasaportat spanjolle dhe braziliane.

Si kusht i lirimit me dorëzani, Alvesit do t’i duhet të shkojë në gjykatë një herë në javë.

Avokatja e tij, Ines Guardiola ka thënë se braziliani ka dy llogari bankare në Spanjë. Në njërën nuk ka para, ndërkaq në tjetrën janë vetëm 51 mijë euro.

Guardiola vitin e kaluar ka thënë se klienti i saj është keq financiarisht, ani pse llogaritet se ka pasuri prej 47 milionë funteve.

Alvesit gjithashtu i janë ngrirë llogaritë në Brazil për shkak të problemeve me ish-bashkëshorten Dinorah Santana.

Alves më 22 shkurt është dënuar për përdhunimin e një 23-vjeçareje në një klub nate në Barcelonë.

Dani Alves lirohet nga burgu pasi pagoi 1 milionë dollarë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version