Mirlind Daku duket se i ka lënë pas problemet që kishte tash e një muaj.
Ai e nisi nga fillimi ndeshjen e sotme ndaj Nizhny, madje duke shkëlqyer.
Sulmuesi nga Kosova shënoi golin e dytë të skuadrës, dhe e asistoi të tretin, në fitoren e Rubin Kazanit prej 4-2 ndaj Nizhny.
Daku u vlerësua me notën 7.6 për paraqitjen e tij sonte.
Në fushë ishte edhe një shqiptar tjetër.
Dardan Shabanhaxhaj luajti për 72 minuta në takimin e sotëm.
Kjo ishte java e parë e Premier Leagues ruse.
Daku nis mirë sezonin në Rusi, realizon një gol e një asist / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.