
Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të 926-të në karrierë në barazimin 2-2 të Al Nassr kundër Al Shabab të premten mbrëma.
Legjenda portugeze ka shënuar 26 gola dhe katër asistime pas 30 ndeshjeve me Al Nassr këtë edicion.
Megjithatë, me golin e shënuar së fundmi, Ronaldo ka barazuar kështu rekordin e tij të golave para se të mbushte 30.
Before 30: 463 goals
After 30: 463 goalsCristiano Ronaldo has doubled his total goal tally since turning 30
pic.twitter.com/XjAzDfgPtD
— B/R Football (@brfootball) March 7, 2025
Ronaldo tani ka njësoj gola, 463 sosh, si para moshës 30-vjeçare, si pas moshës 30-vjeçare deri tani.
Pavarësisht formës së Ronaldos, Al Nassr vazhdon të luftojë. Ata nuk arritën të mposhtin Al Shabab, duke barazuar 2-2.
Al-Nassr tani ndodhet në vendin e katërt në renditjen e Superligës së Arabisë Saudite, 10 pikë prapa liderit Al Ittihad. /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo has scored 463 goals before turning 30… and 463 after turning 30.
926 career goals after tonight.
pic.twitter.com/WKDsARfPwd
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 7, 2025
Cristiano Ronaldo nuk ndalet, tani ka shënuar po aq gola se para se t’i bënte 30 vjet / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.