Edhe Bryan Cristante, mesfushori i “azzurrëve” nuk mund mos ta fshehte zhgënjimin pas eleminimit të Italisë ndaj Zvicrës. Një eleminim i hidhur, që duket se do dojë kohë që të fshihet nga memoria e tifozëve italian.
“Në nivel fizik dhe organizimi ata ishin më lartë. Ende është herët për të dalë në konkluzione, por ajo që mund të them për momentin është se, largohemi për në shtëpi me meritë. Nuk mund t’ju them cili ishte shkaku kryesor për këtë disfatë. Duhet ta harrojmë sa më shpejtë humbjen e të ringrihemi”, theksoi në përfundim të ndeshjes mesfushori i Romës.
Cristante pranon disfatën: Zvicra më lart se sa ne, të harrojmë sa më parë këtë humbje / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.