Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se në portë do ta vendosë portierin belg Thibaut Courtois kundër Borussia Dortmundit në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Courtois do të startojë nesër. Lunin do të jetë rezervë. Do ta kemi Thibaut si portier të parë”, ka thënë Ancelotti në konferencën për media, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Portieri belg ka munguar gjatë gjithë sezonit për shkak të një lëndimit.

Ndërkaq, portieri ukrainas, Lunin ka qenë kyç në suksesin e Realit sivjet, sidomos në duelin ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

 

Courtois do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version