
Antonio Conte do të jetë kryetrajner i ri i Napolit.
Ai ka arritur marrëveshje me klubin të premten në mbrëmje.
Marrëveshja është arritur edhe për shtesat, pagën, të drejtat e imazhit dhe anëtarët e stafit.
Ai do të nënshkruajë kontratë deri në qershorin e vitit 2027.
Për herë të fundit, Conte menaxhoi në Premier Ligë te Tottenhami.
Conte kthehet në Serie A / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.