
Manchester City ka mposhtur Brightonin me rezultat 4 me 0 për të vazhduar garën për titull në Premier Ligë, raporton gazeta online Reporteri.net.
Ylli i këtij takimi ishte Phil Foden që realizoi dy gola, teksa dy golat e tjerë i realizuan Kevin De Bruyne dhe Julian Alvarez.
Me këtë fitore kampioni aktual i Anglisë tubon 76 pikë në pozitën e dytë, një pikë më pak se Arsenali dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërkaq, Liverpooli të mërkurën pësoi humbje nga Evertoni me rezultat 2 me 0 për të bërë një hap të madh prapa në garën për titull.
City sigurt drejt titullit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.