
Manchester Unitedi do të nisë sezonin e ri të Premier Ligës në ndeshjen kundër Fulhamit në Old Trafford të premten më 16 gusht, raporton Sky Sports.
Kjo është hera e parë që sezoni i Premier Ligës nis para fundjavës, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Ndërkaq, Manchester City do të fillojë mbrojtjen e titullit në ndeshjen kundër Chelseat në Londër. Ndeshja do të zhvillohet më 18 gusht.
Liverpooli do të nisë periudhën e menaxherit Arne Slot në udhëtim te Ipswichi.
Arsenali do të jetë nikoqir i Wolves.
City fillon mbrojtjen e titullit kundër Chelseat / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.