Manchester City dhe Arsenali kanë luajtur baras me rezultat 2-2 në derbin e  javës së gjashtë në elitën e futbollit anglez.

Erling Haaland kaloi vendasit në epërsi në minutën e 9-të për 1-0 pas asistimit të Savinhos.

Mysafirët barazuan në 1-1 në me golin e mbrojtësit italian Riccardo Calafiori minutën e 22-të.

Mysafirët në minutat shtesë të pjesës së parë, kaluan në avantazh përmes golit të Gabriel Magalhaes.

Kur të gjithë menduan se Arsenali po fitonte, golin e barazimit për Cityn e shënoi Stones në minutën e 97-të. /Reporteri.net/

City barazon në sekondat e fundit, shmang humbjen nga Arsenali / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version