Mbrojtësi brazilian Thiago Silva do të mungojë për Chelsean në ndeshjen e rëndësishme kundër Manchester Cityt që zhvillohet të shtunën.

Gjatë tërë sezonit 2023-24, kryetrajneri i “bluve” të Londrës, Mauricio Pochettino është përballur me mungesa të shumta në mbrojtje dhe lojtarët kryesorë të këtij reparti kanë qenë të lënduar.

Gjatë javës së kaluar, Benoit Badiashille i është shtuar listës së gjatë të të lënduarve pasi pësoi lëndim në ndeshjen kundër Aston Villas në kuadër të FA Cup.

Sipas raportimeve, mbrojtësi francez do të mungojë për gati një muaj dhe nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen kundër Cityt dhe finalen e kupës EFL kundër Liverpoolit më 25 shkurt.

Ndërkaq, ekipit i janë kthyer mbrojtësit anglezë Levi Collwill dhe Trevoh Chalobah.

Chelseat i mungon Silva në derbin kundër Cityt / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version