Pas dy barazimeve, Chelsea u është kthyer fitoreve në Premier Ligë, duke mposhtur Newcastle United me rezultat 3 me 2.
Golat për “Blutë” nga Londra i kanë realizuar Jackson, Palmer dhe Mudryk.
Për Newcastlen realizuan Isak dhe Murphy.
Me këtë fitore Chelsea mbetet në pozitën e 11 me 39 pikë, por i afrohet Newcastlet me vetëm një pikë. Londinezët gjithashtu kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Chelsea u kthehet fitoreve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.