Pas dy humbjeve me radhë, Chelsea u është kthyer fitoreve, duke mposhtur Crystal Palace me rezultat 3 me 1.
Ekipi londinez me këtë fitore ngjitet në pozitën e dhjetë me 34 pikë.
“Blutë” fillimisht pësuan në minutën e 30 nga Lerma, ndërkaq u kthyen në lojë në pjesën e dytë.
Dy gola i realizoi mesfushori Connor Gallagher në minutat 47 dhe 90, para se Enzo Fernandez të vuloste fitoren në minutën e katërt shtesë.
Në javën e ardhshme, Chelsea i shkon kampionit Manchester Cityt.
Chelsea u kthehet fitoreve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.