Paulo Dybala duket se po i numëron ditët e fundit në kampin e Romës.

Për sulmuesin argjentinas ka disa klube të interesuara, por më konkrete po del të jetë Chelsea, e cila është afër të paguajë klauzolën e lirimit të Dybalas.

Roma ka shprehur gatishmërinë t’ia vazhdojë kontratën “La Royas”, duke tentuar ta eliminojë klauzolën e lirimit, që kushton vetëm 12 milionë euro.

Bisedimet mes kampit të lojtarit argjentinas dhe Romës do të vazhdojnë ditëve në vazhdim, mirëpo ende nuk duket se po shkojnë drejtë një pajtimi.

Për shërbimet e Dybalas, interesim ka shprehur edhe Napoli, sidomos pasi ky i fundit është afër të arrijë marrëveshje me Antonio Conten si trajner.

Paulo Dybala këtë sezon me Romën është paraqitur në 39 ndeshje, ku ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 10 asistime në të gjitha garat.

Ndërkohë, Roma përfundoi sezonin në vendin e gjashtë në tabelë, duke arritur kualifikimin në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

Chelsea mendon për transferimin e Dybalas / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version