Chelsea ka marrë një fitore të thellë me rezultat 4-0 në shtëpi ndaj Southamptonit në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit anglez.
Vendasit morën epërsinë në minutën e 24-të përmes Christopher Nkunku i cili realizoi me kokë për rezultatin 1-0.
Southamptoni pati një mundësi të artë për të barazuar shifrat në minutën e 32-të, por gjuajtjen me kokë të Paul Onuachu e ndali në mënyrë fantastike Filip Jorgensen.
Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, Chelsea ia doli të realizojë edhe dy gola të tjerë për t’i dhënë fund çështjes së fituesit.
duke shërbyer Pedro Neton brenda zonës i cili realizoi për 2-0.
Për të trefishuar epërsinë e ‘Bluve të Londrës’ u përkujdes Levi Colëill i cili në minutën e 44-të realizoi për 3-0 me kokë pas një harkimi nga rivënia këndore.
Në pjesën e dytë Chelsea vazhdoi sulmet në drejtim të portës së Southampton dhe ia doli të shënojë edhe një herë tjetër përmes Marc Cucurellas në minutën e 78-të për 4-0.
Me këtë fitore Chelsea tashmë ka marrë pozitën e katërt në tabelë me 46 pikë duke ia zënë vendin Manchester Cityt që tashmë ka zbritur në vendin e pestë me 44 sosh
Chelsea i kthehet fitoreve, triumfon bindshëm ndaj vendit të fundit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.