Chelsea ka mposhtur Evertonin me rezultat të thellë 6 me 0, duke ia rrezikuar mbetjen në Premier Ligë klubit nga Liverpooli, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Njeriu i ndeshjes në takimin e së hënës ishte Cole Palmer që realizoi katër gola, duke thyer disa rekorde, përfshirë atë për realizimin e golave në shtatë ndeshje me radhë në Stamford Bridge dhe për realizimin e katër golave. Për herë të fundit katër gola kishte realizuar legjenda Frank Lampard.
Dy golat e tjerë i realizuan Nicolas Jackson dhe Gilchrist.
Me këtë fitore, Chelsea mbetet në pozitën e nëntë me 47 pikë, ndërkaq Evertoni në pozitën e 16 me 27 pikë, dy më shumë se Luton Town që gjendet në pozitën që kthen në Championship.
Chelsea fundos Evertonin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.