Chelsea ka dalë fituese e dramës me Manchester Unitedin.
Londinezët me dy gola të shpejtë në fund të takimit siguruan fitoren me rezultat 4 me 3.
Edhe takimin e nisi me gol kur Gallagher realizoi në minutën e katërt, teksa Cole Palmer realizoi për 2 me 0 në minutën e 19.
Unitedi u kthye në lojë me golat e Garnachos dhe Fernandesit për 2 me 2.
Argjentinasi realizoi edhe golin e tretë të Unitedit, para se Chelsea të niste shfaqjen në fund të takimit.
Palmer realizoi përsëri nga penalltia para se të realizonte edhe hat-trick në minutat shtesë.
Unitedi me këtë humbje zbeh edhe më shumë gjasat për gara evropiane në pozitën e gjashtë, teksa Chelsea mbetet në pozitën e dhjetë me 43 pikë.
Chelsea fiton dramën ndaj Unitedit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.