Inteligjenca Artificiale ka dhënë versionin e saj sa i përket fitores me vendim unanim të gjyqtarëve të Oleksandr Usyk ndaj Tyson Furyt në meçin e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite.
Usyk mori fitoren me rezultat 116-112 nga të tre gjyqtarit, me njërin prej tyre që nuk i tha Furyt asnjë raund të vetëm pas atij të gjashtë siç u mësua edhe nga promotori i tij Frank Warren.
Fury në ndërkohë u largua shpejtë nga ringu me t’u njoftuar se Usyk ishte fituesi, ani pse ukrainasi nuk ishte aspak i shqetësuar për pikët që u ndanë nga gjyqtarët, duke thënë se fitoi me meritë.
Si diçka e re për boksin, në Arabinë Saudite u përdor një gjyqtar i Inteligjencës Artificiale, i cili përdori lëvizjet e dy boksierëve, goditjet dhe statistikat e tjera për të dhuruar një rezultat në fund të meçit.
Në një video të postuar në X nga Turki Alalshikh, ky gjyqtar nga AI i mundësuar nga The Ring Magazine, do të ishte 100 për qind i saktë në parashikimin e tyre.
Në fakt, edhe Inteligjenca Artificiale i dhuroi fitoren Usykut me rezultat 118-112, duke i dhënë që të dy boksierëve nga 10 pikë për raundin e parë dhe të fundit.
Ever wondered how AI could change the world of boxing? Meet the 4th Judge An experimental AI scoring system debuting at Usyk2Fury on December 21 Let’s see how this experiment unfolds pic.twitter.com/CQQJ88MJcd
— TURKI ALALSHIKH (@Turki_alalshikh) December 19, 2024
Sidoqoftë ky rezultat nuk pati asnjë ndikim në rezultatin përfundimtar të gjyqtarëve, pasi siç kishte konfirmuar edhe Alalshikh, ky ishte një eksperiment që u përdor për herë të parë.
Çfarë rezultati dha Intelegjenca Artificiale për meçin Usyk-Tyson / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.