Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Harjulla Çeku, ka reaguar pasi boksierja, Donjeta Sadiku ka siguruar normën e parë olimpike për Kosovë.

“Moment plot krenari për vendin tonë. Urime Donjetës, Federatës së Boksit dhe komunitetit të sportit”, shkroi Çeku në X.

Sadiku e siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi e mposhti italianen, Alessia Mesiano.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se boksierja jonë siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për LO PARIS 2024. /Reporteri.net/.

Donjeta Sadiku shkruan historinë, arrinë normën olimpike për “Paris 2024”

Çeku për kualifikimin e Donjeta Sadikut në Olimpiadë: Moment plot krenari për vendin tonë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version