Shqipëria dhe Serbia do të jenë organizatorët e Kampionatit Evropian U21 që do të mbahet në vitin 2027.

Kjo pritet të zyrtarizohet më 16 dhjetor nga UEFA.

Ky fakt ngjalli reagime anekënd trojeve shqiptare.

Në një intervistë për Klan Kosova, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana tha se nuk ka asnjë lloj besimi tek faktori serb.

“Punën e parë, unë vet nuk kam asnjë lloj besimi në sinqeritetin e tyre në çfarëdo lloj hapi që ndërmarrin me faktorin shqiptar dhe kur them me faktorin shqiptar, mundet me qenë Federata shqiptare, Federata e Kosovës”, tha Cana.

Cana për organizimin e Kampionatit Evropian U21, Shqipëri-Serbi: Nuk kam asnjë lloj besimi tek faktori serb / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version