Lufta midis youtuber-it të kthyer në boksier Jake Paul dhe ish-kampionit botëror, Mike Tyson më 20 korrik në Teksas u shty, për shkak të gjendjes shëndetësore të Tyson.
Sipas njoftimit të bërë nga Netflix, data e re për luftën Mike Tyson kundër Jake Paul do të jetë më 15 nëntor, shkruan Klankosova.tv
Netflix është ende organizatori kryesor dhe ata do ta transmetojnë ngjarjen drejtpërdrejt.
Kujtojmë se, Tyson nuk ka qenë në gjendje të stërvitet për shkak se i ka shpërthyer ulçera në stomak.
“Fatkeqësisht, për shkak të shpërthimit të ulcerës, jam këshilluar nga mjeku im që të lehtësoj stërvitjen time për disa javë për të pushuar dhe rikuperuar”, tha Tyson për BBC.
Caktohet data e re për meçin mes Mike Tyson e Jake Paul / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.