Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim si nikoqir i Cagliarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Serie A.
Rezultati përfundimtar në ”Allianz Stadium” ishte 1-1.
”Zonja e vjetër” kaloi në epërsi qysh në minutën e 15-të, pasi Dusan Vlahovic u tregua i skat nga pika e bardhë. Me rezultat 1-1 u mbyll edhe pjesa e parë.
Cagliari u bë skuadra e parë këtë sezon që i shënon gol Juventusit, ku Razvan Marin shënoi nga penalltia në minutën e 88-të.
Pas shtatë ndeshjeve, Juventusi ka 13 pikë dhe renditet në vendin e tretë, ndërsa Cagliari është në vendin e 15-të, me 6 pikë.
Cagliari skuadra e parë që i shënon gol Juventusit, merr një pikë në ”Allianz Stadium” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.