Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar u ka shkruar presidentëve të Komiteteve Ndërkombëtare Olimpike dhe Paralimike, duke shprehur përkrahjen që atletët rusë dhe bjellorusë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024 si neutralë, raporton BBC.
Atletët nga dy shtetet e kanë të ndaluar pjesëmarrjen qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainë në shkurtin e vitit 2022.
IOC-ja dhe IPC-ja kishin mundësuar që individët të garonin pa flamur, emblema apo himne të shtetit të tyre.
Atletët nuk duhet që publikisht të përkrahin pushimin e Ukrainës apo të kenë kontratë me ushtrinë. Shtetet nuk mund të marrin pjesë në ceremonitë e ekipeve.
Kjo është një kthesë e qeverisë britanike, e cila deri më tani kishte insistuar se nuk ka plane që ua mundësojnë atletëve rusë dhe bjellorusë që të merrnin pjesë në Parisi 2024.
Në fillimprill qeveria britanike ka shprehur përkrahjen për vendimin që atletët e dy shteteve të lejoheshin në gara, por nëse do të ishin neutralë.
Parisi 2024 nis më 26 korrik dhe zgjat deri më 11 gusht.
Britania përkrah vendimin që atletët rusë të marrin pjesë në Olimpiadë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.