Boston Celtics ka siguruar titullin e 18-të të NBA-së duke mposhtur Dallas Mavericks me rezultat 106-88 për të mbyllur serinë finale 4 me 1 me rezultat, raporton BBC.
Jaylen Brown është shpallur Lojtari më i Vlefshëm pas mbrojtjes së jashtëzakonshme kundër Luka Donçiqit të Dallasit, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Para tifozëve të vet, Bostoni siguroi fitoren me 31 pikët e Jayson Tatum.
Fitorja e Celtics ishte e para në 16 vjetët e fundit dhe i afrohen Los Angeles Lakersave me vetëm një titull.
Ndeshje të dobët tregoi Kyrie Iring i Dallasit, i cili u largua nga Celtics gjatë vitit 2019. Ai ka realizuar vetëm 15 pikë.
Celtics ishte ekip shumë u fuqishëm që nga fillimi dhe në pjesën e parë priu me rezultat 67-46. Në çerekun e parë Irving dhe Donçiq realizuan vetëm 14 pikë së bashku.
Dallas bëri përpjekje në çerekun e tretë, por nuk mund të kalonte mbrojtjen e çeliktë të Celtics që çerekun e katërt e nisën me 19 pikë epërsi.
Boston Celtics siguron titullin e 18-të në NBA / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.