Jurgen Uldedaj nga Shqipëria është kampion i ‘New IBF International Champion’ pasi mbrëmë në Arabi, ka mposhtur kampionin e Evropës, Steve Ward, shkruan Reporteri.net.

Lajmin e kanë dhënë familjarët e Jurgenit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Anglezi 33 vjeçar kishte 14 fitore dhe 2 humbje në karrierë.

IBF International, është paratitull dhe është rruga e vetme, për të sfiduar titullin e madh, “IBF World Champion”, të cilin e synon në vazhdim boksieri nga Lezha e Shqipërisë, Jurgen Uldedaj. /Reporteri.net/.

Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj fiton titullin ‘New IBF International Champion’, hap rrugën drejt titullit botëror / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version